Video: Mesazhi kundër drogës që ka me ju lanë pa fjalë: Momenti kur fëmiu mëson vdekjen e nanës

Kjo video asht pa ma shumë se 23 milionë herë nga momenti që asht publikue në “Youtube”.

Nji prind i thotë të birit 8 vjeçar se nana e tij ka vdekë.

“Pse?”,- e pyet fëmiu”.

“Nga overdoza e heroinës”,- i përgjigjet baba.

Video kallxon mandej reagimin e dhimbshëm të fëmiut, teksa baba ju çon nji mesazh shikuesve.

“Kjo nuk asht nji reklamë, asht nji ngjarje e vërtetë. Mos konsumoni drogë. Unë kam qenë vetë i mvarun, por prej tre muejsh jam i pastër”, rrëfen ai.