Video: Operacion i rrallë, doktorët nxjerrin 40 thika nga barku i 42 vjeçarit

Mjekët në Indi kanë nxjerrë 40 thika nga barku i nji personi që prej dy muejsh kishte fillue me i hangër ato. Kjo mani e çuditshme ka tutë stafin mjekësor që kreu operacionin e rrallë.

Pacienti u ka shpjegue mjekëve se e kishte pasë të domosdoshëm konsumimin e metalit, prandaj ka hangër 40 thikat.

Jatinder Malhotra, mjeku që ka udhëheqë operacionin e ndërlikuem asht shprehë se ekipit të kirurgëve u janë dashtë dy ditë për me planifikue ndërhymjen e vështirë.

Mjeku ka kallxue thikat e nxjerra nga barku i 42-vjeçarit. Bahej fjalë për dheta thika të vogla të palosuna apo të hapuna, ku disa prej tyne kishin fillue të ndryshkeshin.

Pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por mbahet ende në spital, mbasi ka me ju ba nji vlerësim i gjendjes psikologjike.