Video/E jashtëzakonshme: Zbardhni dhambët me…qymyr!

Qymyri i drunit prej kohësh asht përdorë për me trajtue helmimin, mbidozat e drogës dhe problemet me stomakun, dhe kohët e fundit asht cilësue si sekreti për nji likurë të mrekullueshme.

Megjithatë, trendi ma i fundit i qymyrit të drunit, len ma shumë se nji shije të keqe në gojën tuej.

Ky lloji qymyri në formë pluhuni që asht trajtue me nji agjent oksidues asht tue u përdorë gjithnji e ma shumë nga blogerët, të cilët postojnë video, tue kallxue se kjo asht nji mënyrë efektive për me i zbardhë dhambët.