Virusi Zika edhe ma i rrezikshëm se që u mendue

Virusi Zika që përhapet përmes mushkojave, mundet me qenë edhe ma i rrezikshëm se sa që asht mendue, thonë shkencëtarët në Brazil, shkruen BBC.

Në intervistat dhanë për BBC’s, ata thane se Zika mundet me qene shkaktari i kushteve edhe ma të rënda neurologjike.

Ratat e rritjes së infektimit nga Zika në disa pjesë të Brazilit janë ngadalësue, falë informacioneve të duhuna për parandalimin e sëmundjes.

Mirëpo kërkimet e studimet për nji vaksinë kundër sëmundjes, janë ende në fazat fillestare.

Shumica e doktorëve dhe e kërkuesve mjekësorë, janë pajtue se ka nji lidhje të ngushtë në mes virusit Zika dhe Mikrocefalisë, anomali kjo me të cilën fëmitë lindin me koka abnormalisht të vogla, për shkak se truni nuk zhvillohet mirë.