Virusi Zika vjen edhe n’Europë, lind në Spanjë foshnja e parë e infektueme

Rasti i parë i infektimit të nji fëmije të lindun me virusin Zika asht shënue në Europë. Kryet e foshnjës së lindun në Spanjë asht e nji madhësie jonormale, tue shfaqë kështu shejën e parë të virusit.

Simbas raportimit të mediave të hueja, besohet se nana e tij asht infektue me virusin gjatë kohës që ishte në Amerikën Latine. Ajo asht diagnostifikue me këtë virus që në muejin Maj, por megjithatë ka vendosë me mbajtë fëmiun.