Vitamina D, çka i ndihmon kancerit të zorrës së trashë!

Simbas nji studimi nga shkencëtarët amerikanë, vitamina D mundet me zvogëlue rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Studimet e shkencëtarëve të Institutit të Kancerit “Dana-Farber” në SHBA, kanë zbulue se dielli asht burimi kryesor i vitaminës D dhe qëndrimi në diell për 15 minuta në ditë krahas mbrojtjes së shëndetit të kockave dhe atij mendor mundet me reduktue edhe rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Shkencëtarët mbasi kanë shqyrtue të dhanat e 170 mijë personave kanë vërejt se personat me nivele ma të nalta të vitaminës D në gjak kanë rrezik ma të vogël  të kancerit të zorrës së trashë.

Gjithashtu asht vërejt se te këta persona imuniteti kundër kancerit të zorrës së trashë asht ma i fortë.

Mesohet se vitamina D aktivizon qelizat T limfocite të cilat sulmojnë qelizat e kancerit.