Vitaminat që duhet me i marrë patjetër për me përballue gripin

Gripi, nji smundje me mbi 200 viruse të ndryshme, na merr me forcë me simptoma si kollë, tështima, hundë të nxana, lodhje dhe temperaturë. Trupi ka nevojë për aleatë në luftën kundër viruseve. Ky aleat mundet me qenë edhe diçka e bame në shtëpi.

Por, a ka nji kurë të mirëfilltë për me luftue gripin? Deri tash kemi mësue se Vitamina C, gjumi dhe minerale të tjera janë të nevojshme në luftën kundër gripit. Sa të vërteta janë këto?

1. Zinku. Ky mineral i nevojshëm shkurton periudhën e gripit me nji ditë. Zinku ndalon shumëfishimin e virusit. Nëse merr zink mbrenda 24 orëve të para të smundjes, e ke zvogëlue smundjen për së paku nji ditë. Megjithatë, Zinku mundet me shkaktue të vjella. Ushqimet e pasuna me zin janë: frutat e detit, spanaqi, farat e kungit dhe arrat.

2. Vitamina C. Disa studime kanë kallxue që Vitamina C nuk futet në rradhët e produkteve anti-grip. Mundet me i lehtësue simptomat gjatë viruseve, por marrja e vitaminës C mundet me shkaktue probleme në stomak dhe në veshka si rrjedhojë urinim të shpeshtë.

3. Ushtrimet. Njerëzit që fillojnë palestrën dhe ushtrohen intensivisht kanë 29% ma pak shanse për me kapë gripin.

4. Gjumi. Njerëzit që flenë ma pak se shtatë orë në natë kanë ma shumë shanse të shfaqin simptomat e gripit sa ata që flenë mbi tetë orë.