Vjen në jetë “fëmiu-mrekulli”, tre muej mbasi kishte vdekë nana

Miguel asht nji vogëlush spanjoll, i cili ka ardhë në jetë pesë ditë ma parë. Por, ndryshe nga tanë fëmitë që sapo hapin sytë, kqyrin buzëqeshjen e nanës, ai nuk e ka pasë këtë mundësi. Megjithatë, mjekët e konsiderojnë të rrallë rastin e tij.

Fëmiu i ka kalue 107 ditët e fundit të shtatzanisë në barkun e nanës, që kishte pësue vdekje klinike. Në 20 Fror të këtij viti, 37-vjeçarja Sandra Pedro u paraqit në spital me ankesa për dhimbje të forta kreje dhe pak orë ma vonë, mjekët thanë se si pasojë e nji iktusi, truni i saj kishte vdekë.

Stafi mjekësor, pamvarësisht se pesimistë për fatin e fëmiut, vendosën me mbajtë gruen artificialisht në jetë, tue e kthye në nji “inkubator” për të birin.

Për tre muej me radhë, organizmi i saj ushqeu beben, ndërsa infermieret i masazhonin barkun dhe i knonin kangë.

Mbas lindjes, shumë prej punonjësve të spitalit e konsideruen këtë rast nji mrekulli.

Grueja u varros nji ditë ma vonë.