Vjen nji lajm i mirë për viruzin Zika!

Virusi Zika, i cili ishte i transmetueshem nga mushkonjat, nuk perban ma kercënim për shëndetin publik global, por kjo mbetet ende sfidë, njoftoi Organizata Botnore e Shëndetësisë.
“Zika virus, si dhe komplikimet e lidhuna me të, nuk parbajnë ma kërcënim për shëndetin publik global, por ajo asht ende nji sfidë e madhe për shëndetin publik dhe kërkon aktivitete intensive”,- tha njani nga drejtuesit e Organizatës Botnore të Shëndetësisë, Dr. David Heymann.

Organizata Botnore e Shëndetësisë, shpalli kercënim virusin Zika për shëndetin publik botnor në Fror të vitit 2016, mbasi kishte raste të shumta të çrregullimeve neurologjike të lidhuna me virusin në Brazil dhe Polinezinë Franceze.

Heymann thotë, se rreziku ende ekziston në të gjitha vendet që asht ekzistente specia e mushkonjave Aedes.

 

Virusi mushkonjë shkaktoi panik globale këtë vit mbasi miliona njerëz u infektuen, tue shkaktue dheta foshnja të linduna me defekte të lindjes si rezultat i ‘mikrocefalia’.

Përndryshe, infeksionet e reja janë raportue edhe në Florida.