Vueni nga hemorroidet? Qe çka nuk duheni me hangër?

“Merrni ma shumë fibra! Qëndroni të hidratuem!”

Kjo asht këshilla e parë që ju jepet personave që vuejnë nga hemorroidet (zgjanim i enëve të gjakut në pjesën e kanalit anal). Por, cilat ushqime duhet të shmangin ata për me parandalue përkeqësimin e hemorroideve.

Ushqimet me pak fibra munden me i përkeqësue hemorroidet, prandaj asht mirë që të limitoni konsumimin e tyne:

Buka e bardhë dhe gjevreku
Tambli, djahtu dhe produkte të tjera të tij
Mishi
Ushqimet e përpunueme, të ngrime dhe ato të shpejta
Disa nga këto (mishi i kuq, karbohidratet e rafinueme, hot dog’at) si dhe ushqimet e skuquna, munden me shkaktue gjithashtu inflamacion në trup, tue përkeqësue kështu hemorroidet.

Nëse keni dhimbje, limitoni konsumimin e këtyne ushqimeve që irritojnë zorrën:

Alkoholi
Kafeina
Ushqimet pikante
Qitrot
Kujdes edhe me sasinë e krypës që konsumon, mbasi e ban trupin ma të etun për ujë, tue ushtrue kështu ma shumë presion në enët e gjakut. Këtu përfshihen edhe venat në pjesën e të mbasmeve që shkaktojnë hemorroide.

Suplementet e hekurit shkaktojnë gjithashtu kapsllëk dhe probleme të tjera me tretjen, prandaj konsultoheni me nji mjek para se t’i përdorni. /WebMD