Zbardhimi i dhambëve tue përdorë folie alumini

Zbardhimi nuk vepron në mënyrë të barabartë te të gjithë dhambët, për shembull nëse keni dhambë ma të bardhë, ndoshta pastrimi i tillë nuk mundet me u vërejtë edhe aq, mirëpo nëse keni ngjyrën e dhambëve të verdhë, atëherë rezultati asht ma se i dukshëm dhe vepron për mrekulli….

Egzistojnë pasta të shumta te dhambëve për zbardhimin e tyne, të cilat përmbajnë sasi të vogël të peroksid karbamide, dhe grimcat e imta gërryese që mekanikisht e pastrojnë dhambin tue rrëshqitë mbi smaltin e tij. Por, ju mundeni me ba vet nji pastë të tillë natyrale për zbardhjen e dhambëve.

Procesi:

Përzijeni pak sodë bikrabone si pastë të dhambëve.
Merrni folien e aluminit, tue formue formën dhe madhësinë që i përshtatet dhambëve tuej.
Masën e përfitueme aplikojeni në dhambë.
Folien e aluminit me pastën me sodë bikarbone, mbajeni rreth 1 orë të plotë.
Për me pasë pamje sa ma të dukshme dhe efektive, aplikonjeni këtë pastë dy herë në javë.

Në nji periudhë relativisht të shkurtë, ky lloj zbardhuesi mundet me i zbardhe madje edhe dhambët ma të verdhë dhe efekti mundet me u pa mbrenda disa ditëve apo nji jave, në mvarësi të cilës metodë asht aplikue zbardhja e dhambëve.