Zbulim i madh. Qe çka e shkakton kancerin e gjinit!

kancerigjini

Shkencëtarët konstatojnë që kjo asht nji kthesë e randësishme jo vetëm për hulumtimin e kancerit të gjinit, por edhe të kancerit në përgjithësi.

Rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve britanikë të botueme në revistën “Nature” janë vlerësu si kthesë në studimin e kancerit të gjinit dhe mbështeten në njohunitë mbi mutacionet gjenetike, të cilat ndikojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri, shkruen Telegrafi.

Në studimin e bamë deri tash ma të madh, shkencëtarët, tue u përpjek të zbulojnë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundje, ma parë janë detyrue që të kuptojnë se çka shkon në drejtim të gabuem në kodin tonë gjenetik që indet e shendosha shndërrohen në kancer.

Informacioni i keq asht që rreth 60 për qind e mutacioneve, të cilat i shkakton kanceri i gjinit, janë zbulue vetëm në 10 gjene, mirëpo ekzistojnë edhe mutacione aq të rralla për terapinë e të cilave me siguri nuk do të ketë pare.

E për të zbulue se çfarë e shkaktonte këtë sëmundje, shkencëtarëve dhe studiuesve u asht dasht të kuptojnë se çfarë shkon keq në ADN’n e nji femne, që i kthen indet e shendetshme në qeliza kanceroze.

Grupi ndërkombëtar i studiuesve mori në shqyrtim të 3 miliardë “shkronjat” e kodit gjenetik të njeriut, rrjedhimisht të gjithë gjurmët jetësore të tij, në 560 raste të tumorit të gjinit.

Ata arritën të zbulonin 93 komplete instruksionesh apo gjenesh, të cilat nëse pesojnë mutacion mund të shkaktojnë tumorin në fjalë.

Disa prej tyne ishin zbulue edhe ma parë, por shkencëtarët presin tashma që kjo listë të jetë përfundimtarja, për të pengue kështu edhe mutacionet ma të rralla.