Zbulim revolucionar: Ilaçi për ftofje mundet me ndalue përhapjen e kancerit

Nji ilaç i përdorun për me trajtue ftofjen mundet me u përdorë për me ndalue përhapjen e kancerit e fshikëzës së urinës, ka zbulue nji studim i ri.

Mbas nji studimi të kryem te mijtë, hulumtuesit shkencorë nga Japonia zbuluen ilaçi antiinflamator “nonsteroid” pengon përhapjen e kancerit dhe zvogëlon rezistencën ndaj kimioterapisë.

Këto rezultate rrisin shpresat për gjetjen e nji kure për smundjen që po vret me mija njerëz çdo vit.

Kanceri i fshikëzës së urinës mundet me u nda në dy lloje: kanceri invaziv jo-muskulor, që në 90% të rasteve mundet me u shnosh, dhe kanceri invaziv muskulor, që në fazë të katërt ka vetëm 10% gjasa për me mbijetue në pesë vjetet e ardhshme.

Llojet e fundit trajtohen zakonisht me ilaçe të zakonshme për kancerin, si “cisplatin”, por nëse diagnostikohet në faza ma të vona, smundja fillon me u ba rezistente ndaj ilaçeve dhe të përhapet në organe të tjera.

Në testet e kryeeme në Universitetin Hokkaido, qelizave të kancerit të fshikëzës, të marra nga pacientët, iu bashkëngjitën enzima që iu japin mundësi shkencëtarëve me monitorue reagimin e qelizave ndaj trajtimit. Këto qeliza u injektuen mandej te mijtë. Menjiherë ato filluen të shumëfishohen dhe mbas 45 ditëve tumoret metastazikë u përhapen në mëlçi, mushkni dhe kocka.