Zbulimi: ADN’ja ndikon në aftësinë për me lexue mendjen e tjetrit

Shkencëtarët zbuluen se ADN’ja e njeriut ndikon në aftësinë e njerëzve për m’i lexue mendjen dhe ndjenjat e të tjerëve.

Në studimin e publikuem në revistën “Molecular Psychiatry” bahet e ditun se gjenet ndikojnë në aftësinë e njerëzve për me ja lexue mendjen dikujt tjetër.

Studimi asht realizue nën udhëheqjen e studentit të doktoraturës të Universitetit Cambridge Varun Warrier, drejtorit të Qendrës së Hulumtimeve të Autizmit në Universitetin Cambridge Prof. Simon Baron-Cohen dhe nga Universiteti Paris Diderot, Thomas Bourgeron.

Nji grup shkencëtarësh nga Universiteti Cambridge para 20 vitesh kishin zhvillue nji test të “empatisë kognitive” të quejtun “Testi i leximit të mendjes nga sytë”./TRT