Zbulimi i ri kallxon qysh njerëzit dalin prej kome!

Nji ekip nderkombëtar hulumtuesish po punojnë për me identifikue pacientët të cilët mund të kenë potencialin për me u zgjue nga koma mbas humbjes së vetëdijes.

Simbas specialistëve 40% e pacientëve deri tash janë diagnostikue gabimisht, ndërsa testi i ri pritet të ketë saktësi deri në 94 %.

Ky test ka me përcaktue shkallën e rikuperimit dhe mundësinë e zgjimit.

Ky ekip hulumtuesish ka zbulue që sasia e glukozës që konsumohet nga truni në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta përcaktojë nivelin e vetëdijes, për t’ardhmen që pret pacientin.

Ata, nepërmjet nji pajisje për skanimin e trunit, kanë mat nivelin e glukozës në trunin e disa pacientëve, që kanë shërbye si mostër për studim.

Ron Kupers nga Universiteti i Copenhagen dhe i Jejllit, që ka marrë pjesë në këtë studim, ka thanë: “Në krejt rastet, energjia e trunit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka parashikue nivelin e tanishëm të vetëdijes dhe gjasat për përmirësim”.