Zbulohen stenta pa afat në vlerë 200 mijë euro në QKUK

Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve dhe materialeve tjera shpenzuese të cilat nuk janë përdor në Klinikën e Kardiologjisë, ku shumica e mjekëve janë nën aktakuzë.

E gjitha konfirmohet në nji raport të drejtorit të Klinikës drejtue menaxhmentit të SHKUK’së, të cilin e ka gazeta “Zëri”

Rreth 200 mijë euro besohet të jetë vlera e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që perdoren në Kardiologji e që u ka skadue afati.

Nji raport qe ju ka dorëzue menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), simbas nji burimi në Kolegjiumin e Drejtorëve të QKUK’s, “flet” në detaje për pajisjet që u ka skadue afati e nuk janë përdor në atë klinikë.

Raporti i hartuem nga u.d. drejtori i Klinikës Basri Sejdiu, i asht dorëzue tashma drejtorit të SHSKUK’së Curr Gjocajt.

Sejdiu e njofton eprorin e tij në detaje në lidhje me pajisjet që kanë në Klinikë e që u ka skadue afati.

Ai e alarmon drejtorin Gjocaj se gjendja në Klinikë asht shqetësuese, pikërisht për shkak të skadimit të afatit të materialeve shpenzuese.