Zbulohet çka e shkakton migrenën

Nji studim i ri ka zbulue se migrena shkaktohet kryesisht nga problemet që lidhen me furnizimin e sistemit trupor me gjak. Të dhanat janë tepër të randësishme, mbasi munden me ndihmue në krijimin e trajtimeve të reja për të ardhmen, për këtë sëmundje.

Publikue në International Genetics Consortium (IHGC), këto rezultate, simbas shkencëtarëve munden me ju dhanë përgjigje pyetjes së ngritun prej kohësh nga mjekët: nëse migrena vjen kryesisht nga probleme vaskulare (që lidhen me furnizimin e dobët me gjak), apo neurologjik, (i lidhur me sistemin nervor).

Konsorciumi analizoi të dhanat e mbi 60 mijë rasteve të pacientëve që vuejnë nga migrena. Në studim morën pjesë grupe nga mbi 12 vende të botës.

Të dhanat kallxuen se problemet vaskulare dhe të muskujve luejnë nji rol madhor në shkaktimin e migrenës.