Zbulohet ilaçi që ndalon dobësimin e memories

Shkencëtarët thonë se ilaçi që shkatërron karakteristikat e pllakave të proteinave që ndërtohen në trunin e pacienteve me sëmundjen Alzheimer po kallxon rezultate premtuese. Ekspertët janë të kujdeshëm sepse ilaçi, aducanumab, asht ende në fazat e para të zhvillimit.

Por, nji studim ka kallxue se asht i sigurt dhe len me u kuptue se ndalon dobësimin e memorjes. Studime ma të mëdha priten te bahen në vazhdim që të percaktojne totalisht efektet e ilaçit.

Trajtimi i ndërtimit të amyloid në trunin e njerëzve ka qenë nji objektiv për shumë vite.

Ky studim prej 165 pacienta, asht projektue të testojë nëse aducanumab asht e sigurt për ta përdorë. Mbas 1 viti të trajtimit, ai gjithashtu kallxoi se sa ma e madhe të ishte doza, ma të forta ishin efektet në pllakat e amyloidid. Studiuesit banë teste në memorje dhe gjetën efekte pozitive.

Megjithatë, 40 njerez dolën jashtë studimit, gjysa, sepse kishin efekte anësore si për shembull dhimbje kreje.

Faza tjetër e kërkimit – faza e tretë përfshin 2 studime të veçuaeme. Kanë me marrë  pjesë 2700 paciente me fazat ma të hershme të Alzheimer nga Amerika e veriut, Europa dhe Azia në mënyrë që të testojnë plotësisht efektet e dobësimit të memorjes.

Doktori Alfred Sandrock nga kompania Biogen, i cili ka punue me Universitetin Zurich nga zbulimet tha: “Faza e tretë, me të vërtetë duhet të bahet dhe shpresoj se ka me konfirmue atë që na kemi pa në studim. Unë parashikoj se nji ditë kemi me i trajtue njerëzit që nuk kanë simptoma, për arsye se nëse ke amyloid në tru, asht shumë e mundshme të zhvillohet Alzhimer nji ditë”.