Zbulohet nji ilaç i ri kundër kancerit

Asht krijue nji ilaç vrasës i kancerit nga sistemet imune të njerëzve, të cilët doket me qenë në gjendje me luftue këtë sëmundje. “The Independent” shkruen se së fundi po testohet teoria e forcës së tumoreve, që mesa doket lidhet me sistemet imune të disa njerëzve, të cilat janë posaçërisht të mira që me i frenue ato.

Tash shkencëtarët në SHBA e kanë zbulue nji kundërtrup që ata besojnë asht përgjegjës, të cilin e kanë shendrrue në nji ilaç, i cili sulmon dhe vret qelizat tumorale. Profesori Edward Patz, i cili e ka udhëheqë studimin, tha: “Ky asht kundërtrupi i parë komplet i dalë nga njeriu, i cili asht zhvillue si nji terapi kundër tumorit.”

Hulumtuesit mandej kanë kërkue prova se këto sisteme imune të njerëzve ishin diqysh të ndryshme. Mbasi që kanë zbulue nji kundërtrup si kandidat të mundshëm, hulumtuesit kanë testue ilaçin në qelizat njerëzore në laborator dhe në mij. Në të dy rastet, kundërtrupi i ka mbyt qelizat e kancerit.