Zbulohet nji lidhje e çuditshme mes autizmit dhe kancerit

Njerëzit që kanë ç’rregullime të autizmit kanë shumë ma tepër shanse se të tjerët për me ja hedh kancerit.

Nji studim i kryem nga Universiteti i Ajouas ka arrit në përfundimin se autikët kanë 66% ma pak mundësi për me u prek nga kanceri.

Ekspertët thonë se ç’rregullimi doket se ka nji efekt mbrojtës ndaj kancerit, nji “mburojë” që asht e fortë në adoleshencë, por fillon me ra me rritjen e moshës.

Studiusit nuk kanë gjetun ende arsyn e kësaj lidhje mes dy ç’rregullimeve, por thonë se ky zbulim mundet me hapë rrugën për trajtime të reja.

Për me arrit në nji përfundim të tillë, ekipi i studiusve analizoi databazën e ADN-së së pacientëve me autizëm dhe atyne që nuk e kishin këtë sindromë.

Ata vunë re se personat me autizëm kishin ma shumë variacione gjenesh që lidhen me epilepsinë dhe paaftësinë intelektuale, ndryshe nga njerëzit që kishin ç’rregullimin në fjalë.

Gjithashtu, u vu re se njerëzit autikë kishin variacion ma të madh në ADN-në e onkogjeneve, të cilat determinojnë shfaqjen e kancerit.