Zbulohet se njerëzit që konsumojnë shumë kafe vdesin ma vonë!

Konsumimi i kafeinës ndihmon miliona njerëz që me u çue në mëngjes me pasë nji ditë mjaft të mirë.

Ka nji përfitim nga kafja, e cila zvogëlon mundësinë që të vdisni herët. Simbas nji studimi me mbi 20 mijë burra dhe gra të moshës së mesme, nëse pini 4 kafe në ditë, atëherë keni përfitime mjaft të mëdha.

Studiuesit nga spitali de Navarra në Spanjë zbuluen se njerëzit që pijnë kafe rregullisht kanë vdekshmëni 2/3 ma të ulëta se ata që nuk e pijnë.

Dihet se kafeina përmban antioksidantë që janë përgjegjës për çdo përfitim shëndetësor. Studimi u ba për nji periudhë prej 10 vitesh që të ishte çdo gja e detajueme për me arritë në konkluzionin e duhun.