Zbulohet treguesi gjenetik që parandalon vetvrasjen

Gati për çdo 40 sekonda, dikush në botë ban vetëvrasje. Por zbulimi ma i ri në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, mendohet me ulë numrin e kësaj statistike.

Hulumtuesit kanë gjetun mutacionet në nji gjen që ndihmojnë për me përballue stresin, e të cilat mund të rrisin rrezikun e vetvrasjes. Tani, ata do të përpiqen për të zhvillue nji test të gjakut për të parashikue rrezikun.

Studiuesit analizuen 150 mostra të trunit të njerëzve të sëmurë mendorë dhe të atyne të shnetshëm, tue përfshi disa nga pacientët, të cilët kishin krye vetvrasje. Ata zbuluen se të gjithë ata që kishin marrë jetën e tyne kishin nji mutacion në gjenin SKA2.

Ky gjen asht shprehun në lëvoren paraballore të trunit, dhe kjo përcakton se si truni reagon ndaj hormoneve të stresit, hormonet si kortizoli.

“Në qoftë se funksioni i gjenit damtohet nga nji ndryshim kimik,” shpjegon Caelainn Hogan nga Washington Post, “dikush që asht i stresuem nuk do të jetë në gjendje për të ndalue efektin e hormoneve të stresit, i cili do të jetë si të pasunit e nji blloku të frenave në nji makinë për qendrën frikësuese të trunit, tue e përkeqësue ndikimin e stresit të përditshëm “.

Për të konfirmue rezultatet e tyne, shkencëtarët analizuen mostrat e gjakut të 325 pjesëmarrësve në Qendrën Johns Hopkin, dhe gjeti se ata që kishin mendime vetvrasjeje apo ishin përpjekun për me ba vetvrasje kishin paraqitun ndryshime kimike në gjenin SKA2.

Dhe, testi i gjakut parashikoi me saktësi të 80-90 për qind nëse nji person ka pas mendime vetvrasjeje apo kishin ba nji përpjekje për të marrë jetën e tyne.