Zbulohet vaksina kundër pimjes së duhanit

Nëse ju jeni në luftë kundër duhanit, lajmi i vaksinës së re me siguri do t’ju gezojë dhe madje edhe kur ju të kuptoni se si ajo ndikon në trunin tuej, ju nuk do të ngurroni që ta merrni.
Për shumë duhanpirës asht nikotina ajo që i tërheq dhe rruga për t’ju shmang në shumicën e rasteve përfundon si e pasuksesshme, dhe shpesh ju sjell në krizë të nikotinës.

Dhe kjo asht gjithmonë arsye pse e pini duhanin persëri.
Shumë duhanpirës përpiqen për ta lanë këtë zakon të tmerrshëm tue përdor flastera anti-nikotinë, apo çamçakëz, por asnji nga këto nuk asht demonstru si mënyrë efektive, shkruen Daily Mail.

Ilaçet për ndërpremjen e duhanit kanë shumë efekte anësore, disa prej të cilave shkaktojnë rritje të shpejtë ose humbje të peshës dhe marramendje.

Përveç këtyne mjeteve, shkencëtarët për disa kohë janë përpjek ta gjejnë nji vaksinë efektive që do të jetë efektive kundër mvarësisë nga pimja e duhanit.

Ata kanë testu tashma dy vaksina të njajtit tip, por ato janë provu të jenë efektive vetëm për gjashtë muej, dhe më pas ata vunë re kthimin e nikotinës.

Shkencëtarët e Institutit “Scripps Reaserch” në Californi kanë zbulu nji vaksinë që ka për qellim për të parandalu ndikimin e nikotinës në tru.

Në fakt asht thelbësore për të futë antitrupa që sulmojnë drejtpërsëdrejti molekulat e nikotinës dhe në këtë mënyrë për ti parandaluar efektet e saj.

Testimi në mijë ka tregu se efekti i vaksinës fillon vetëm mbas 10 minutave dhe mbas nji kohe perqendrimi i nikotinës në trunin e mijve ka ra dukshëm.

Shkencëtarët thonë se qellimi i tyne i menjihershëm asht që të kalohet në testimin klinik të vaksinës që mund të aplikohet tek njerëzit.

Hulumtimi asht publiku në revistën shkencore “Medicinal Chemistry”.