Zbulone gjininë e bebes veç me sodë buke

Për me zbulue se cilës gjini i takon fëmia juej, ma s’pari duhet me i hedh dy lugë gjelle sodë buke në gotë.

Pastaj, duhet me shtue pak nga urina juaj mbi sodë të bukës, dhe mbasi ta përzieni sodën e bukës me urine duhet me prite dhe me pa se çfarë ndodh me këtë kombinim.

Nëse përziemja gazon atëherë asht djalë, e nëse nuk ka ndonji reagim, atëherë asht vajzë.
Sa i saktë asht ky test?

Testi mendohet se zbulon gjininë e bebes, mbasi që gjinia e bebes ban disa ndryshime në hormonet e trupit të grues, gja që ndikon në përmbajtjen e acidit në urinë.

Saktësia e testit u testue në 31 individë dhe në 22 raste testi ka qenë i saktë.

Edhe pse testi s’asht 10% i sakte, prapë mbetet mënyrë interesante për me zbulue gjininë e bebes.