‘Zhduken’ laboratorët nga QMF’të e katundeve të Drenicës

Ilustruese

Laboratorët në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe Runik janë tërheqë në fillim të këtij viti, siç kanë thanë, “për m’u servisue”, por ata nuk janë kthye ma. Burime përmbrenda QKMF’s, thonë se të paktën nji prej laboratorëve dhe disa aparatura të tjera kanë përfundue në ambulanca dhe në laboratorë privatë.

Tre laboratorë, në të cilët janë krye analizat hematologjike (pasqyra e gjakut) në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe në Runik të Skenderajt janë “zhdukë” nga atje para ma shumë se nji viti. Ata janë tërheqë nga QMF’të, me arsyetimin për m’u servisue, por nuk janë kthyer ma, ndërkohë që pacientët shërbimet laboratorike detyrohen m’i marrë në QKMF’në e Skenderajt.

Edhe pse, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, dr. Fazli Kadriu, thotë se laboratorët, apo siç i quen ai, aparate hematologjike janë tërheqë me qëllimin e servisimit të tyne, përmbrenda QKMF’s në Skenderaj ka zana, të cilët thonë të paktën nji prej laboratorëve (ai i Runikut) dhe nji aparat ultrazani, tashma kanë shkue te privatët.

Por, këtë e ka mohue drejtori Kadriu, i cili ka precizue se laboratorët janë tërheqë në fillim të këtij viti dhe se ata janë marrë për m’u kalibrue, e se krejt ata ndodhen në depon e QKMF’s./Zeri