​Delegacioni i FFK-së arrin në Prishtinë

Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri dhe anëtarët e tjerë të delegacionit tashma kanë arritun në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të cilët janë kthye nga Kongresi i FIFA-s, që u mbajt dy ditë ma parë në Meksiko.

Në pritje të delegacionit të FFK ka dalë ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe disa deputetë.

Delegacioni i FFK-së ka me mbajtë sot konferencë për media në orën 13:00.