10 momentet ma të bukura të historisë së Europianit

Franca asht organizatorja e edicionit të 15’të të Kampionatit Europian, nji garë që ka dhurue momente unike në historinë e futbollit. Këto janë 10 momentet ma unike të Kampionateve në histori:

Në finalen e Euro 1988 mes Bashkimit Sovjetik dhe Holandës, Marco Van Basten realizoi nji nga gollat ma spektakolar të tana kohnave. Sulmuesi holandez pati nji koordinim përfekt në egzekutim në nji kand të vështirë, që la të mahnitun edhe vetë trajnerin e tulipanëve Rinus Michels.

Triumfi i Danimarkës në Euro 1992 mundet me u quejtë nji mrekulli. Ekipi danez mori pjesë në finalen e garës vetëm mbas përjashtimit të ish-Jugosllavisë për shkak të luftnave në Ballkan. Por, çuditnisht ekipi nordik i udhëhequn nga vllaznit Laudrup arriti deri në finale ku mposhti 2-0 Gjermaninë.

Katër vitë ma vonë në Angli 1996, Karel Poborsky i Çekisë kishte me shenue nji goll të paharrueshëm ndaj Portugalisë në çerekfinale, tue i eliminue portugezët. Për nga mënyra e egzekutimit edhe sot doket e pabesueshmë se qysh topi përfundoi në goll.

Po në këtë edicion të Europianit, Çekia shkoi deri në finale, ku u mposht 2-1 nga Gjermania falë Gollit të Artë të Oliver Bierhoff në shtesë. Në fakt, çekët kaluen të parët në avantazh, por Bierhoff, i futun në lojë në fund të ndeshjes, fillimisht barazoi rezultatin tue e çue ndeshjen në shtesë dhe mandej realizoi gollin që i dha trofeun Gjermanisë.

Në euro 2000, që u zhvillue në Holandë dhe Belgjikë, Luis Figo shënoi nji nga gollat ma të bukur të historisë së Europianit, në fitoren 3-2 të Portugalisë ndaj Anglisë në fazën e grupeve. Përfaqësuesja e Tre Luanave nuk arriti me kalue grupin, ndërsa Portugalia u eliminue nga Francë në gjysëfinale.

Sikurse në 1996 edhe në finalen e Euro 2000 u vendos nga Golli i Artë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesën e parë, pikërisht në minutën e 103, David Trezeguet realizoi gollin që shpalli kampione të Europës Francën për herë të dytë të histori.

I skalitun në memorien e të apasionuemve të futbollit mbetet momenti i humbjes së penalltisë të David Beckham në çerekfinalet e Euro 2004. Në sfidën Portugali – Angli ai mori përsipër me goditë i pari nga pika e bardhë, mbasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllë në barazim 2-2. Spice Boy ia hodhi fajin terrenit, por ishte shumë vonë, në gjysëfinale shkoi Portugalia.

Në të njajtin edicion Greqia, që ishte ma pak e kuotueme për me ngritë trofeun, fitoi në finale me Portugalinë, me goll të Charisteas. Askush nuk e kishte besue se formacioni i Otto Rehagel ka me u shpallë kampion i Europës.

Momenti i fundit i përket Europianit të 2012. Në gjysëfinale, Gjermania shkonte si favoritë ndaj Italisë, por nuk kishte ba mirë llogarite me Mario Balotelli’n, që realizoi dy gollat e të kaltërve në fitoren 2-1. Atëherë nji talent i padiskutueshëm, sot Balotelli i lanë në shpi nga Conte.