100 milionë në sezon për me luejt n’Kinë

ibra

Kina nuk hek dorë nga Zlatan Ibrahimovic. Sulmusi suedez, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në Qershor, ua ka ba të kjartë kushtet e tij skuadrave që interesohen për ta. 34-vjecari kërkon 100 milionë Euro në sezon për me u transferue në kampionatin kinez. Vetëm gjatë merkatos së kallnorit klubet e Superligës së Kinës shpenzuen plot 366 milionë Euro, tue afrue lojtarë që luenin n’Europë. Mirëpo, në Kinë nuk kanë ndërmend me u ndalë, kërkojnë Ibrën për me ba goditjen e madhe. Sulmi ndaj Zlatan ka nis me mbështetjen e Partisë Komunistë, mbasi imazhi i gjigandit suedez kishte me pas nji impakt të menjëhershëm në futbollin kinez, ku luejnë gjiashtu emna t’randësishëm si Lavezzi, Ramires, Gervinho, Guarin, Jackson Martinez e Alex Teixeira.