12 vjet nga momenti që ndryshoi rrjedhën e futbollit

Kanë kalue vetëm 12 vjet nga debutimi i tij, por doket se ai ka nji jetë që prodhon vetëm spektakël të nji klasi të jashtëzakonshëm. Pikërisht në 16 Tetor të vitit 2004, Lionel Messi bani debutimin e tij me ekipin e Barcelonës, në derbin me Espanyol, në “Montjuic”.

Ishte vetëm 17 vjeç, 3 muej e 22 ditë kur Frank Rijkaard i besoi djaloshit argjentinas. 9 minuta nga fundi i takimit, Messi mori vendin e nji tjetër ylli të Barces dhe futbollist botnor, portugezit Deco. “Pleshti”, siç u quejt ma vonë, mbante në shpinë numrin 30 dhe Rijkaard vendosi me aktivizue si sulmues të majtë. Në atë mbramje, ku ishin të pranishëm 34 mijë spektatorë, Messi nuk la ndonji gjurmë të madhe, ndërsa i vetmi futbollist që asht ende në aktivitet nga ajo ndeshje asht Andres Iniesta.

Messi kishte me shenue gollin e parë të tij me Barcan 7 muej e gjysë nga debutimi, me 1 Maj 2005, në “Camp Nou”, kundër Albacete. Messi në këto 12 vjet ka luejt 354 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënue 317 golla. Ka fitue 8 tituj kampionë në Spanjë, 4 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës, 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botnorë për Ekipe. Pa harrue këtu 5 Topa të Artë dhe dheta trofe e rekorde personale.