Gianni Infantino – Presidenti i ri i FIFA

Kreu i ri i FIFA-s:“I biri i emigrantëve nga Kalabria, tifoz me Serinë A”

Gianni Infantino u zgjodh mbasditen e të Premtes presidenti i ri i FIFA’s. Ai fitoi 115 vota në raundin e dyte, tue e mujt rivalin e tij kryesor, sheikun Salman Bin Ebrahim Al Khalifa në Kongres.
Kush asht kreu i ri i kësaj organizate?

Mbas shkarkimit të Blatter, ‘qeveria e futbollit botnor’ ka zgjedhe drejtuesin e ri. Ai asht Infantino, 45 vjeç nga Zvicra dhe me origjinë italiane. Infantino ka mbajte ma heret postin e sekretarit të Përgjithshëm në UEFA.

Prindët e tij lanë italinë që kane emigru për nji jetë ma të mirë në Zvicër, para se ai ka lind. “Baba vjen nga ‘Reggio Calabria’ dhe nana nga ‘Vl Camonica’. Nana e tij ka punue ne nji dyqan gazetash dhe baba i tij në nji kompani hekurudhore”, shkruen “Corriere dello Sport”.
Për Infantinon thuhet se për me i pagu studimet në universitetin e Friburgut për avokati, ka punue edhe si pastrues vagonash.
Mediat italiane shkruejnë se ai asht tifoz i Interit.