3 lojtarë të Realit i ndërrojnë numrat

Dani Carvajal, Lucas Vasquez dhe Raphael Varane kanë numra të ri në fanellat e tyne për sezonin e ri në Real Madrid.

Carvajal ka ndërrue numrin 15 për numrin 2, Varane ka marrë numrin 5, ndërsa Vasquez ka lanë numrin 18 për numrin 17, raportojnë mediat spanjolle.

Ndërsa, përforcimi i ri Alvaro Morata ka me marrë numrin 21, kurse Fabio Coentrao numrin 15.