3 Maji, ditë historike për futbollin kosovar

Federata Europiane e Futbollit (UEFA) nesër ka me shqyrtue kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim. Andaj shumë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë marrë rrugën sot për në Budapest të Hungarisë, sepse aty ka me u finalizue fati i futbollit kosovar.

Pritjes së gjatë për vendin tonë, me gjase po i vjen fundit. Të paktën kështu e thonë të gjithë.

Nga 54 shtete që marrin pjesë nesër, Kosovës i duhen 28 vota për me e marrë dritën jeshile.

Për redaktorin e sportit në Televizionin Rrokum, Agim Kasapollin, pranimi i Kosovës në Lojnat Olimpike ishte parantezë e hapjes së dyerve të shtëpive ma të mëdhaja të futbollit në botë.

Edhe trajneri Bylbyl Sokoli asht fort optimist se data e nesërme ka me qenë historike për futbollin tonë.

Sokoli thotë Kosova ka me u përfaqësue denjësisht në garat europiane.

Simbas tij, me nji pranim në UEFA, talentëve kosovarë kishin me iu hapë rrugët edhe për me reklamue futbollin kosovar në Europë. Sokoli shton se Kosova tash duhet me ba shumë punë në infrastrukturën sportive.

Në anën tjetër edhe qytetarët janë shumë optimistë për lajme të mira nga Budapesti.