3 vjeçari sfidon kampionin e botës në shah

I ftoftë, përllogaritës, i përqendruem dhe aspak i tutun që gjendej përballë kampionit të botës në shah, Anatoly Karpov.

Dhe asht vetëm 3 vjeçar, Misha Osipov, por sfida – për të – e shekullit zhvillohet para projektorëve dhe para tana telekamerave të programit televiziv të Kanalit të Parë rus, “Лучше всех!” (Më mirë nga të gjithë!).

Misha asht aq i zoti sa për me vnue në vështirësi ‘Carin’ e shahut, i cili në fund i propozon që takimi me u mbyllë në barazim.

Por, i vogli nuk pranoi, asht i bindun se mundet me ja dalë. Kështu, mbasi humbi për mungesë të kohës, reagon tue qa për me gjetë ngushëllimin mes krahëve të nanës së tij.