5 vjet burg për Neymar’in, 195 milionë euro denim për Barcelonën! (foto)

DIS, kompania që ka posedue 40 përqind e të drejtave të Neymarit, i asht drejtue Gjykatës Kombëtare në Spanjë për me kerkue kompensime për damin që i ka shkaktue Barcelona dhe familja e Neymar’it.
Simbas të përditshmes sportive madrilen, Marca, kompania DIS ka kerkue që me dënue Neymar’in me 5 vjet burg.

Përveç kësaj, DIS ka kërkue që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ish-presidenti, Sandro Rosell me u denue me tetë vjet burg për korrupcion dhe mashtrim.

Po ashtu, kjo kompani ka kerkue denim edhe për prindit e Neymar’it, derisa nga Barcelona ka kerkue kompensim financiar 195 milionë euro.

 

2-neymariii