51 vjeçar, por legjenda rumune nuk ka harrue me dhanë golla si ky!

Gheorghe Hagi ka qenë nji prej lojtarëve ma të mirë të globit në kohën kur luente me Real Madridin, Barcelonën dhe Galatasaray, por edhe tash që asht në moshën 51-vjeçare rumuni kallxon se ka ende nji klas të naltë.

Aktualisht Hagi asht president dhe trajner njikohësisht te ekipi rumun, FC Viitorul Constanta dhe gjatë nji seance stërvitore me këtë ekip, ai ka realizue nji perlë të vërtetë.