6 lojë pa fitore, Guardiola i brengosun me formën e ekipit të tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tash e ka vnue vëmendjen te trofetë e tjerë, mbasi u eleminue nga rivali i qytetit, Manchester United në EFL Cup.

Për herë të parë në karrierën e spanjollit, ekipi i tij nuk ka arritë me fitue asnji nga 6 ndeshje. Guardiola tash duhet me u fokusue te trofetë tjerë, për të cilat asht ende në garë, me Premier League, Champions League, dhe FA Cup ende të kapshme.

“Po, janë 6 ndeshje – nuk asht situatë e mirë – por, na jemi jashtë nji gare, ende kemi edhe 3,” tha ai për websajtin e klubit.

“Kemi me kqyrë. Jam i lumtun me lojtarët dhe kemi me u mundue në t’ardhmen.