De Biasi’t i pelqen kanga “Xhamadani…”

Trajneri i reprezentacionit te Shqipnise, në De Biasi, kallxon  per relacionet qe i ka me lojtarët, momentin ma të vështirë me kuqezitë, si dhe lojtarin ma problematik.
Ai flet edhe për ushqimet shqiptare, si dhe qytetet.

 

Cili është ushqimi juaj i preferuem shqiptar?
– Peshku në përgjithësi. Jo byreku.
Cila asht këshilla që ju i jepni shpesh vajzës suej?
– Të përpiqet me qene ma e qetë dhe me studiue ma pak.

Cila asht fjala e parë që keni mësue në gjuhën shqipe?

– Faleminderit.

Cili asht lojtari që shkakton ma shumë probleme në reprezentacion?

– Asnjani (kesh…).

Kush asht miku juej më i mirë në Shqipni?

– Adi Kotoni, i hotelit në të cilin unë qëndroj në Shqipni, asht personi me të cilin ndajmë shumë kohë bashkë kur jam këtu.

Çka ju pëlqen ma shumë te shqiptarët e çka jo?

– Te shqiptarët më pëlqen… Pritni pak t’mendoj (kesh…). Te shqiptarët më pëlqen që janë punëtorë. Ajo që nuk më pëlqen asht që harxhojnë shumë kohë në kafene dhe kështu humbin kohë, në vend se me punue ma shumë.

Ngjyra juej e preferueme?

– E kalterta….

Kanga juej e preferueme shqiptare?

– “Xhamadani vija-vija”.

Cili ka qenë momenti ma i zorshem që keni kalu në Shqipni?

– Ka qenë kur hupëm në Slloveni dhe n’Islandë. Kanë qenë dy ndeshje që, simbas meje, kena mujt me i fitue në të parën dhe me barazue ne të dytën.

Cila është pyetja që ju ngaterron ma shumë gjatë konferencave për shtyp?

– Kur pas ndeshjeve më pyesin “pse nuk luejti ‘filani’, apo pse nuk luejti ‘fisteku’”.

A ju piskatni lojtarëve në shqip?

– Në shqip nuk e di, ama në gjuhën italiane po, bile shpesh.

Cili qytet ju pëlqen ma shumë në Shqipni?

– Berati dhe Gjirokastra, megjithatë Tirana asht kryeqyteti në të cilin kaloj ma shumë kohë.

Pra, edhe Berat Gjimshiti ju pëlqen?

– (Kesh…). Po, po, edhe ai më pëlqen.

Nëse kishit me qene shqiptar, qysh kishit me pase emnin?

– Gani Abazi, sigurisht (kesh…)!