7 vjeçari ngjitet në majën ma të naltë të Gjeravicës

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ndau sot mirënjohje për 24 alpinistët e bjeshkatarët të vitit 2015 në mesin e tyne edhe 7-vjeçarin Lum Shoshi, i cili vitin e kaluem u ngjit në majën ma të naltë të Gjeravicës.

Këtë e tha vetë kryetari i kësaj federate Arben Lila në nji intervistë për Televizionin Rrokum,

Përveç këtyne mirënjohjeve, vlen me u veçue edhe çmimi për tri femnat e para kosovare të komunitetit bjeshkatar, që arritën majën e “Moint Blanc” në vitin 2016: Uta Ibrahimi, Arienita Mula dhe Afërdita Tahiri.

Moint Blanc, ose Mali i Bardhë asht maja ma e naltë n’Europë, ajo ngrihet 4810 metra mbi nivelin e detit dhe gjendet në Alpet mes Francës dhe Italisë.

Se sa janë përkrahë alpinistët e bjeshkatarët nga institucionet, u përgjigj vetë kryetari i Federatës.

Lila poashtu përmendi edhe disa nga projektet ma të randsishme e të sukseshme të 2015’s.

Në mesin e aktiviteteve të shumta, kuvendi i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës miratoi edhe planin e punës për vitin 2016, për çka edhe kanë me i kërkue Ministrisë së Klulturës Rinisë e Sportit, rreth 116.800 euro.