90,000 € në javë, 27 aktivizime në 3 vitet e fundit, Liverpool i tregon derën mbrojtësit

Jose Enrique asht lanë i lirë nga klubi i Liverpool dhe tashma ka mundësi me kërkue nji ekip të ri. Enrique, i cili i ka kushtue 7 milionë euro Liverpoolit, kur mbërriti nga Newcastle, asht fut në lojë vetëm tri herë që prej ardhjes së Klopp.

Karrierës së Jose Enriques te Liverpool i ka ardhun fundi zyrtarisht, mbasi lojtari asht lanë i lirë nga klubi. Spanjolli e kishte për me u largue në fund të sezonit, por tue pa që ai nuk asht përfshi nga Jurgen Klopp në muejt e fundit, asht marrë vendimi për me lejue Enriquen me fillue me kërkue nji ekip të ri qysh tash. Dy sezonet e fundit kanë qenë zhgënjyese për mbrojtësin e majtë, i cili bani vetëm nantë paraqitje në 2014/15 nën urdhnat e Brendan Rodgers dhe asht lanë jashtë ekipit verën e kalueme.