A asht kjo shejë se Januzaj po largohet nga ManUtd!

Anthony Martial ka me bartë numrin 11 te Manchester Unitedi

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, doket se i ka ditët e numërueme te Manchester Unitedi. Gjatë ditës së sotme, Unitedi publikoi numrat e lojtarëve, me pretekstin se këto janë të përkohshme.

Por, doket se nuk asht ashtu mbasi në të kundërtën nuk asht dashtë t’i merrej numri Januzajt nga Anthony Martial, derisa këtij të fundit ja mori Zlatan Ibrahimovic që me shumë mundësi gjatë gjithë sezonit ka me mbajtë numrin 9.