A asht ky lojtari ma i ri i Juventusit?!

Juventusi ka nji objektiv të ri në afatin kalimtar të verës. Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezijtë kërkojnë me ngulm Andre Gomes të Valencias.

Kampionët e Italisë po përgatitn nji ofertë të randësishme, ku kanë mendue për të gjitha detajet. Për mesfushorin portugez, “Zonja e Vjetër” asht gati me pague 50 milionë euro, 30 milionë plus 20 milionë bonus.

Nji ofertë kjo që mundet me tundue jo pak presidentin e Valencias, Peter Lim.