A asht ky Messi i ri?

Spanjolli Francisco Garcia asht nji talent me nji të ardhme të madhe dhe këtë e vërteton nji goll i jashtëzakonshëm i shënuem në çerekfinalen e Kampionatit Europian të 17-vjeçarëve në ndeshjen Spanjë-Angli.

Ishte minuta e 11 e takimit, kur Garcia e merr topin në mesin e fushës dhe shmangë të gjithë lojtarët kundërshtarë, ndërsa në fund lëshon nji goditje mjaft të zgjueme, tue e kalue topin mbi portierin anglez. Golla të tillë jemi mësue me pa nga Leo Messi dhe dikur Diego Armando Maradona.

Goli i Garcia, i cili asht pjesë e akademisë së Realit, rezultoi vendimtar në këtë ndeshje, tue e dërgue Spanjën në gjysëfinale.

A ka me qenë ky nji Lionel Messi i ri, por këtë herë te Reali? Mbetet me u pa…

https://youtu.be/z1JJ4sdk14E