A e dini pse kampionët olimpikë i kacin medaljet e fitueme!

I kemi vnue re të krejt kampionët olimpikë që mbasi e fitojnë medaljen e kacin atë. Por, çfarë kuptimi mshefet mas kafshimit të medaljes olimpike?

Në të vërtetë nuk ka nji domethanie specifike, asht thjesht veç nji preferencë e fotografëve.

“Besoj se e shohin si nji foto ikonë, si diçka që ndoshta mund të shitet. Nuk besoj se asht diçka që atletët dëshirojnë vetë që ta bajnë”, asht shprehë David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë.

Ndër kampionët olimpikë, të cilët kanë kac medaljen, mbasi e kanë marrë asht edhe xhudisja kosovare Majlinda Kelmendi.