A e dini pse sportistët e Rio’s kanë pulla të kuqe në likurë!

Nji numër sportistësh që po garojnë në Lojnat Olimpike kanë ba që njerëzit me ngritë pikëpyetje se përse kanë disa pulla të kuqe në likurë.

Bahet fjalë për rrathë të mëdhej me ngjyrë të kuqe.

Kryesisht sportistët amerikanë, përfshi këtu atletin ma të dekoruem në historinë olimpike, Michael Phelps, janë shfaq me të tilla pulla.

Në fakt bahet fjalë për shejat që len akupuntura ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi likurë.

Atletët e përdorin për me lehtësue dhimbjen dhe për me ndihmue në kendelljen fizike.

Kjo praktikë njihet prej 3 mijë vjetesh, edhe pse shumë ekspertë thonë se nuk asht nji trajtim i provuem mjekësor.

Praktikuesit e saj thonë se i ndihmon për nji seri problemesh, tue nis prej damtimeve te muskujve, lodhja, e deri te celuliti.

“Sigurisht klientët e akupunturës janë të kënaqun. Por nuk ka asnji provë që provon efikasitetin e saj”, thotë profesori Edzard Ernst për BBC.

Procedura nuk shkakton dhimbje.

Njollat e kuqe formohen mbasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, tue shpërthye kapilarët e vegjël.

 

2-atleti

 

3-atlet

 

4-atlet

 

5-atlet