A e ka problem Graniti që ka me luejtë kundër Taulantit?!

“Për mue kualifikimi në çerekfinale të Europianit asht objektivi minimal që duhet me arritë Zvicra. Edhe gjatë Kupës së Botës që u zhvillue në Brazil kallxuem nivel të naltë dhe u eliminuem nga Argjentina vetëm mbas kohës shtesë dhe mos të harrojmë që Argjentina shkoi deri në finale”, ka deklarue Granit Xhaka në nji intervistë para Euro 2016.

Ndeshja e parë me Shqipninë ka me qenë shumë e veçantë për mesfushorin e Arsenal’it, mbasi ka me pasë përballë vllaun e tij, Taulantin. 23-vjecari mundohet me i mshefë emocionet, tue theksue se nuk e ka problem faktin që ka me ju dashtë me mundë Taulantin.

“Dy-tre javët e para mbas shortit, ishte shumë e veçantë për neve. Të gjithë na vetnin se qysh kemi me mujt me luejtë kundër njani-tjetrit. Tash mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kalue ate faze emocionuese.”