A e keni pritë këtë deklaratë të Ribery ndaj Guardiola’s!

Mesfushori i Bayern Munchen, Franck Ribery ka folë për periudhën që Guardiola ishte në ekipin gjerman tue lëshue fjalë aspak të mira për trajnerin spanjoll.

Francezi nuk i kursen kritikat ndaj trajnerit të njohun spanjoll që drejtoi bavarezët për tri sezone.

“Pep asht nji trajner i ri. Atij i mungon përvoja. Shpesh ai folë ma shumë se ç’duhet. Futbolli asht shumë i thjeshtë”.

“Nuk mundesh me ba gabime në nji gjysëfinale të Champions League. Kur ke emna të mëdhaj, duhet me i pasë krejt në fushë”, u shpreh francezi për ndeshjen e luejtun në Madrid,e humbun kundër Atletico’s.