A jeni gati sonte me pa parafinalen Gjermani – Itali

Kryesfida e çerekfinaleve të Europianit “Francë 2016”, do të luhet sonte në Matmut Atlantique, ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë.

Dy super fuqitë e futbollit europian, do të ballafaqohen sonte në nji ndeshje tejet të randësishme dhe e cila pritet me dhanë nji ndeshje të madh, sepse të dy skuadrat janë tue tregue formë të naltë në këtë Europian.

“Azurët” dhe ‘Pancerat’ janë dy përfaqësueset favorit për me fitue trofeun e këtij evenimenti të çmueshëm në Kontinentin e Vjetër, andaj sonte adhuruesit e futbollit më të drejtë presin nji super ndeshje.

Sfida mes Italisë dhe Gjermanisë nis n’orën 21:00.

Kjo lojë në Prishtinë shikohet në mënyrë të organizueme në Prishtina Football Fest në sheshin “Skënderbeu”.