A ka me arritë Ronaldo shifrën e 500 gollave për Real Madridin?

Gjatë tanë karrierës së tij, Ronaldo i ka vnue qëllim vetes që me arritë në nji numër të caktuem të gollave apo edhe trofeve.

Ylli portugez, i cili dje rinovoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021, doket se tash i ka vnue vetës nji tjetër detyrë.

Sulmuesi ka me qenë 36 vjeç në kohën kur kontrata e tij me Real Madridin ka me mbarue.

Tashma gollashënuesi ma i mirë i Real Madridit tue pasë parasysh ritmin e tij aktual, objektivi i tij prej 500 gollave doket shumë lehtë i arritshëm.

Ronaldo ka mesatarisht 52 golla në vit, por sezoni i tij ma i keq ishte kur shënoi në nji sezon veç 35 golla.

Aktualisht portugezi ka 360 golla të realizuem për Real Madrdin.