A ka me ju bashkue Januzaj Kosovës?!

Përfaqësuesja e Kosovës ditët e fundit ka hy në nji debat të madh për grumbullimin e lojtarëve kosovarë nga çdo shtet tjetër për të formue në këtë mënyrë ekipin që ka me garue në kualifikueset e Botnorit ‘Rusi 2018’.

Mbas refuzimeve të njimbasnjishme të lojtarëve ma të njohun, në opinionin publik fjala ‘tradhtar’ asht ndoshta ma e përdoruna.

Megjithatë, nji rast i veçantë asht ai i Adnan Januzajt. Mesfushori i talentuem me origjinë nga Kosova doket se nuk don me ja ditë për përfaqësuesen e re.

Logjikisht, ndoshta tash ishte momenti i artë për të kallxue se nuk i ka harrue rrajt e tij, por Januzaj nuk po i përgjigjet hiq Kosovës.

Kryetari i FFK’s, Fadil Vokrri ka theksue se futbollisti nuk po kthen përgjigje.

“Nuk kemi ndonji përgjigje nga ai. Më habit fakti që nuk ka gjetë kohë që me fol me neve. Na nuk kemi me vrapue pafundësisht mbas tij. Kam bisedue me nji prej familjarëve të tij dhe i kam lanë nji mesazh që të më kontaktojë. Nuk kam asnji risi në këtë drejtim”, ka thanë ai.