A ka me luejt Milot Rashica kundër Kroacisë?

Milot Rashica nuk asht i lënduem, kështu ka thanë trajneri Albert Bunjaki.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmue se mesfushori Milot Rashica asht i gatshëm për dy ndeshjet e radhës kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Rashica ishte i dyshimtë për këto dy ndeshjet e Tetorit për shkak të nji lëndimi që kishte pësue me Vitessen javën e kalueme, por Bunjaki thotë se anësori i talentuem i Kosovës pritet me luejt, madje në këtë vikend me ekipin holandez.

“Milot Rashica nuk asht i lënduem, kam bisedue me të dhe asht në gjendje të mirë. Besoj se nesër ka me qenë startues për ekipin e tij në kampionatin holandez”, ka thanë Bunjaki.